Një ekip i njësitit zjarrfikës të Velesit për 13 minuta e ka shuar zjarrin në hapësirën mes dy korsive në autostradën Veles – Gradsko, tek pagesat rrugore, në të cilin sipas njohurive të para janë djegur nga 30 deri 40 pemë dhe barë.

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë një automjet dhe tre zjarrfikës. Zjarri ka shkaktuar tym të dendur, i cili e ka vështirësuar zhvillimin e qarkullimit në autostradë.

Zjarri është denoncuar në ora 12:25 minuta, ndërsa është shuar në ora 13:35.

Nga Njësiti territorial zjarrfikës i Velesit potencojnë se edhe pse nuk ka dëme të mëdha materiale, janë djegur dyzet pemë, të cilat janë oazë e gjelbër për shoferët në këtë aks rrugor.