Socialdemokratët do ta marrin pushtetin në Danimarkë.

Kryeministri liberal i Danimarkës, Lars Lokke Rasmusen, ka pranuar humbjen në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, duke hapur rrugën për kreun socialdemokrat Mette Frederiksen për të marrë pushtetin, raporton “BBC”.

“Ne patëm një zgjedhje vërtet të mirë, por do të ketë një ndryshim të qeverisë”, i tha kryeministrja mbështetësve.

Socialdemokratët fituan 91 nga 179 vendet në parlament.

41 vjeçari, Frederiksen do të jetë kryeministri më i ri i vendit.

Zgjedhjet e përgjithshme u dominuan nga debatet mbi ndryshimet klimatike, shkurtimet e mirëqenies dhe imigracionin. Partia Liberale e Rasmussen ka qenë në pushtet për 14 nga 18 vitet e fundit.