Vendimi për të ndaluar fillimin e planifikuar të bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian është një gabim i madh historik, tha zv. kryeministrja dhe ministrja e jashtme bullgare, Ekaterina Zakharieva.
“Ju shihni se do të ketë zgjedhje, kjo do të thotë paqëndrueshmëri”, tha ministrja, njoftojnë mediat bullgare
“Bullgaria thotë një ‘po’ të madhe për të filluar negociatat”, shtoi ministrja.
Sipas saj, Maqedonia meriton të fillojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe të përmbushë plotësisht kushtet e përcaktuara nga pala bullgare.
Mediat bullgare kujtojnë se në samitin e fundit në Bruksel javën e kaluar, Presidenti Francez, Emmanuel Macron vuri veton ndaj fillimit të bisedimeve për Tiranën dhe Shkupin.
Comments are closed for this post.