Kryeministri i vendit Zoran Zaev, sot ka uruar ditën e Republikës, 2 gushtin. Në urimin e tij, Zaev shkruan se në vitin 1903 në Ilinden, kryengritja e Ilindenit dhe Republika e Krushevës, ndërsa më pas edhe në vitin 1944 me ASNOM-in, u vendosën shtyllat e para të Republikës dhe shtetësisë.
“Në Pelincë, në Krushevë dhe të gjitha vendet historike, përkujtojmë viktimat e kryengritjeve të Ilindenit, heronjve të “NOB”, aktorëve të pavarësisë dhe i nderojmë ngjarjet historike përmes dy Ilindenëve në vitin 1903 dhe 1944, të cilat shprehin vazhdimësi të historisë dhe aspiratave të popujve të vendit tonë të krijojnë shtet në vete, e barabartë me popujt tjerë”.
“Ilindeni është proces i koduar në frymën e maqedonasve, shqiptarëve, romëve, turqve, serbve, vllehëve, boshnjakëve dhe gjithë popujve tjerë që jetojnë dhe luftojnë për një të nesërme më të mirë në mëmëdhenë tonë”.
“Le të jenë të përjetshëm dy Ilindenët. Gëzuar dita e Republikës. Të jetojë Republika e Maqedonisë së Veriut”, shkruan Zaev në profilin e tij në Facebook.
Comments are closed for this post.