Kryeministri Zoran Zaev, sot sërish ka folur për çështjen e vaksinave nga prodhuesi “Pfizer”.

Pas vizitës së tij në Shtip, Zaev tha se tashmë është arritur marrëveshje dhe pret që deri në fund të marsit të arrijnë 21 mijë dozat e para të vaksinës “Pfizer”.

“Мarrëveshja me Pfizer është arritur. Në tre mujorin e parë, diku në fund të marsit do të marrim 21 mijë dozat e para të vaksinës, në tre mujorin e dytë do të sigurojmë edhe më shumë sasi, dhe në tre mujorin e tretë do të sigurohen edhe më shumë vaksina”, tha mes tjerash kryeministri Zaev.

Ai tha se duhet të vaksinohen të gjithë, si dhe bëri thirrje të ndiqen udhëzimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe ekspertëve të fushës.