Shumë reagime në rrjetet sociale ka shkaktuar takimi midis kryeministrit Zaev me Majkëll Shtraumetis, i njohur si Big Majk, kultivuesin më të madh botëror të kanabisit.

Zaev ka porositur se qëllimi i takimit është për përdorim medicinal i vajit të kanabisit dhe të përforcohet e drejta e eksportit.

“Ne nuk i kemi shpallur të gjitha takimet. Unë isha në takim me njeriun, nuk kemi dilema dhe nuk po fshehim asgjë. Qëllimi i takimit ka qenë për vajin medicinal nga kanabisi dhe të përforcojmë të drejtën e eksportit, kjo të përdoret për qëllime medicinale. Z. Big Majk ka kërkuar takim, përshkak se Maqedonia e Veriut është vend ideal për kultivimin e kanabisit. Nuk kemi çfarë të fshehim. Do të punojmë më tutje në gjithçka, gjithmonë në interes të shtetit. Kjo për ne paraqet vende të reja të punës”, ka theksuar Zaev./Alsat