Sot në mëngjes në hapësirat e Prokurorisë Speciale Publike ka arritur shkresa e Prokurorisë Publike e nënshkruar nga prokurori publik, Lubomir Joveski, për marrjen e lëndëve.

Pak para fillimit të takimit të mbrëmshëm të liderëve, nga Prokuroria Themelore Publike njoftojnë se kanë dërguar shkresë në lidhje me marrjen e lëndëve nga PSP-ja.

Shkresa për marrjen e lëndëve pason pas njoftimit të mëhershëm që nga paraburgimi e dërgoi prokurorja speciale Katica Janeva, përmes së cilës dha pëlqim që të gjitha lëndët e PSP-së t’i kalojnë Prokurorisë Publike.