Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot ka realizuar takim me ambasadorin e BE-së në Shkup, David Geer, me të cilin kanë diskutuar për çështje të ndryshme.

Siç njoftojnë nga Qeveria, kryeministri Zaev nënvizoi se ata janë fuqishëm të përkushtuar në agjendën për integrim në Bashkimin Evropian.

“U konstatua se duke i ndjekur rekomandimet të përfshira në Raportin e Komisionit për vitin 2020. Qeveria bënë përpjekje të fuqishme që ti përforcoj reformat vendore të Bashkimit Evropian në mënyrë efikase dhe gjithëpërfshirëse. Përveç kësaj, Kryeministri Zaev shprehi falënderim për planin e miratuar për investimet ekonomike nga Bashkimi Evropian, si një sinjal i fuqishëm për përkushtimin dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian për përparimin ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor”.

“Kryeministri Zaev dhe ambasadori Geer ranë dakord që duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për të operacionalizuar vendimin historik të Bashkimit Evropian për të hapur negociatat me Maqedoninë Veriore, në mënyrë që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare deri në fund të vitit 2020 gjatë presidencës gjermane me Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftim.

Ambasadori Geer gjithashtu theksoi rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zgjidhur çështje të hapura të pazgjidhura dypalëshe.

“Nga ana e tij, Ambasadori përshëndeti angazhimin e Qeverisë për të vazhduar të bëjë përparim në zbatimin e reformave në lidhje me Bashkimin Evropian, të cilat para se gjithash, janë kryesisht në interesin e të gjithë qytetarëve, por gjithashtu të rëndësishme për afrimin e Maqedonisë Veriore drejt Bashkimit Evropian”.

“Në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga KOVID-19, ambasadori Geer përkujtoj mbështetjen gjithëpërfshirëse që Bashkimi Evropian i jep Maqedonisë Veriore në këtë drejtim, në fushën e kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes makro-financiare dhe mbrojtjen e vendeve të punës. Në takim, është rëndë dakord se plani ekonomik dhe i investimeve i miratuar nga Bashkimi Evropian, i prezantuar nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për fqinjësi dhe zgjerim Oliver Varhei në tetor, ofron veçanërisht mbështetje premtuese për rimëkëmbjen ekonomike nga pandemia përmes investimeve të konsiderueshme në agjendën e ndërlidhjes, agjendës së gjelbër, biznesin dhe kapitalin njerëzor”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ndër të tjera, është biseduar edhe për rezultatin e Samitit të Procesit të Berlinit, në të cilin Maqedonia e Veriut ishte bashkë-nikoqir me Bullgarinë në 10 nëntor.