Në frymën e Fitër Bajramit, duhet të kultivojmë mirësi ndaj tjetrit, dashamirësia ndaj atyre që janë ndryshe është mesazh udhëheqës për të gjithë ne qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe duhet të vazhdojmë të forcojmë shoqërinë tonë të përbashkët si një për të gjithë. Për të përsosur shtëpinë tonë në të cilën çdo qytetar ka kushte të barabarta për jetën, lumturinë dhe realizimin e ambicieve të tij.

Këtë e rekomandoi kryeministri Zoran Zaev në urimin me rastin e Fitër Bajramit drejtuar Bashkësisë Fetare islame, Resi Ul Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepit dhe anëtarëve të Rijasetit dhe të gjithë besimtarëve të fesë islame në vend.

“Ju uroj festën e madhe myslimane Ramazan Bairamin me përshëndetjen festive: Bajram Sheriff Mubarek Olsun, respektivisht: Qoftë i bekuar dhe urime festën! Të gjithë bashkëqytetarëve tanë myslimanë i dëshiroj, shkëlqim qiellor gjatë ditëve festive të Ramazan Bajramit, me dëshirën për të ndriçuar të gjitha zemrat për të përcjellë mesazhet e paqes, tolerancës dhe lirisë për të gjithë besimtarët e Islamit, si dhe për anëtarët e të gjitha komuniteteve të tjera fetare”, shtohet në urimin e kryeministrit Zaev.

Ai  thekson se i uron  të gjithë bashkëqytetarët tanë myslimanë, që lumturia dhe gëzimi të mbushin shtëpitë e tyre. Fundi i agjërimit dhe dhuntitë që fituat  gjatë muajit të agjërimit, thotë , le t’ju stolisin me frymën e solidaritetit dhe humanizimit që të ndani të mirat dhe begatitë e festës me familjen, të afërmit, miqtë dhe fqinjët tuaj.