Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka dalë sot në konferencë për shtyp për të folur rreth mosmarrjes së datës për fillimin e bisedimeve për integrim në Bashkimin Evropian.
Zaev tha se Maqedonia i ka kryer të gjitha kushtet që i janë kërkuar, por Bashkimi Evropian nuk ka përmbushur premtimin e saj duke bërë gabim historik, e që e vërtetuan edhe liderët evropianë, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Fakt është që jemi viktimë e gabimit historik. Unë jam i dëshpëruar dhe e di se i gjithë populli e ndjen të njëjtën gjë”, tha Zaev duke thënë se vendimi i BE-së për arsyet e tyre të brendshme.
Ai shtoi se ëndrra evropiane e popullit maqedonas, shqiptar, serbët, romët, turqit dhe të tjerët në vend nuk do të rrezikohet.
“Propozimi im është organizim i zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, zgjedhjet ku qytetarët do të caktojnë rrugën ka do të shkojë vendi”, tha Zaev.
Sipas Zaev, ka dy rrugë, rruga drejt BE-së dhe dhe miqësisë me fqinjët ose rruga e konflikteve edhe me fqinjët edhe me miqtë ndërkombëtarë. Këtë zgjidhje, duhet ta bëjnë qytetarët.
“Unë jam i gatshëm, partia ime është e gatshme, ekipi im është i gatshëm, ne nuk do të dorëzohemi”, tha mes tjerash Zaev duke kërkuar edhe një mandat nga qytetarët për ta dërguar, siç tha ai, Evropën këtu dhe të ndërtojmë shtet evropian.
Ai gjithashtu ceku se nuk do dëshiron që të rrezikohet rruga e anëtarësimit në NATO dhe se do të luftohet deri në fund deri në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ndërsa BE-ja vet do të vendosë se kur do të hap kapitujt me Maqedoninë e Veriut.
Comments are closed for this post.