Krahas mjeteve ekzistuese financiare, Qeveria në vitin 2020-të, do të injektojë katër milionë euro shtesë për zhvillimin e sportit në Maqedoninë e Veriut, përmes një sistemi të vauçerëve të modifikuar dhe aftësuar. Me këtë vendim, sipas kryeministrit Zoran Zaev, mbështetja e plotë financiare do të arrijë 10 milionë euro. Ai këtë lajm e shpalosi në konferencën “Sporti për shtetin, shteti për sportin”, nën organizimin e Agjencisë për rini dhe sport dhe Komitetit Olimpik të Maqedonisë, me mbështetje të Agjencisë për rini dhe sport.
Kryeministri apeloi deri te të gjithë afaristët dhe kompanitë private në shtet që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe të blejnë vauçer në vend se të paguajnë tatim të fitimit prej 50 për qind nga fitimi tyre, dhe të ndihmojë sportin me para të cilët përsëri do t’i paguajnë në Buxhetin e shtetit.
“E avancuam dhe intensifikuam bashkëpunimin mes institucioneve shtetërore, Komitetit Olimpik dhe Federatave të sporteve. Patjetër të gjithë së bashku dhe inkluzivisht të punojmë me të gjitha kapacitet tona, për t’i eliminuar të gjitha dukuritë devijuese në sport, siç është dopingu, huliganizmi, dhuna dhe krimi. Kështu ta vendosim sportin në maje të piedestalit të vlerave”, tha kryeministri Zaev.
Si projekt kyç në pjesën e infrastrukturës së sportit, ai e theksoi ndërtimin e Shtëpisë së sporteve, në Komunën e Aerodromit.
“Aty jemi në fazë më të zhvilluar. I gëzohem asaj të cilën e krijuam dhe mbetet për shekuj në sportin e Maqedonisë së Veriut. Prej këtij viti, tandem i arsimtarëve ligjërojnë edukatë fizike në klasë të parë dhe radhazi deri në klasën e pestë, ashtu siç është e paraparë në ligj. Reforma ‘tandem-partner arsimtar’, për të përmirësuar cilësinë e arsimit fizik, për t’i avancuar aftësitë fizike, aftësitë motorike dhe njohuritë në sferën e kulturës fizike dhe asaj të shëndetit. Presim edhe sukses të madh në largimin e skoliozës dhe të gjitha llojeve të deformiteteve të cilat paraqiten te gjeneratat e reja”, tha Zaev.
Për zgjidhjen e njërit prej problemeve me sallat e sportit dhe kthimit të sallave në duar të qytetarëve dhe sportistëve, drejt komunave dhe federatave, kryeministri Zaev tha se me këtë korrigjohet padrejtësia shumëvjeçare, dhe labirintet shumë vjeçare të manipulimeve me objektet sportive.
“Sallën në Kala sot e shfrytëzon Federata e basketbollit. U janë kthyer objektet Komunës së Kumanovës, Komunës së Radishanit, po kërkohen lokacionet të përshtatshme për federatat tjera dhe janë në pyetje ditë për kthimin e sallës së Partizanit në pronë të Komunës së Karposhit. Në rrugë të mirë jemi edhe më në fund ta mbyllim Ndërmarrjen publike për ekonomizim me objekte dhe terrene sportive”, tha Zaev.
Kryeministri ka konfirmuar se bëhet analizë dhe po shqyrtohen modelet më të mira për t’u mundësuar sportistëve, si ambasador më të mëdhenj pas përfundimit të karrierës të trajtohen ashtu siç u ka hije.
“Ata janë lënë në margjinal e shoqërisë, pa asnjë ditë stazh pune, pa sigurim shëndetësor dhe shpesh pa profesion alternative dhe arsim të cilën e kanë lënë anash gjatë ndërtimit të karrierës si sportist. Këta persona nuk guxojnë të jenë të harruar nga shoqëria. Do ta tejkalojmë këtë problem sistematikisht dhe veteranët tanë do të fitojnë kushte më të volitshme për sigurim.
shëndetësor dhe pensional, të hyra apo rrogë e cila doemos të jetë e siguruar”, theksoi Zaev.
Comments are closed for this post.