Kryeministri Zoran Zaev ka folur në lidhje për ngjarjet e fundit lidhur me Prokurorinë Speciale Publike dhe propozim-ligjin për Prokurorinë Themelore.

Përmes një video-deklarate Zaev i ka ftuar të gjitha partitë politike të mbështesin zgjidhjen që rrumbullakësojnë reformat, që siç thotë ai, përfundimisht të mposhtet shteti i robëruar.

“Është përgjegjësi e madhe e partive politike në këtë luftë për shtetin e së drejtës. Por përgjegjësi më të madhe bartë partia politike që i solli padrejtësi vendit dhe Mickoski si njeriu i parë i asaj partie. Unë e di se ju si qytetarë jeni lodhur nga këto anulime dhe bojkotime politike dhe se kërkoni vendosmëri. Andaj unë do të bëj përpjekje që ta bindi opozitën që t’i mbështes reformat”.

“Kjo është koha kur drejtësia do të ngjitet në skenë. Askush nuk është i privilegjuar dhe askush nuk do të amnistohet. Inkurajoj Prokurorinë të vazhdojë deri në fund me këtë luftë, pavarësisht deri ku do të arrijnë hetimet”, thotë Zaev.