Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev dhe sekretari i përgjithshëm i partisë Ljupço Nikolovski u takuan sot me një delegacion italian të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi Di Majo.

Zaev në takim theksoi se Italia është një partner strategjik jo vetëm i vendit tonë, por i të gjithë Ballkanit.

Ai shprehu falënderimet për mbështetjen e përgjithshme të Italisë për integrimin euro-atlantik të vendit dhe shprehu shpresën që Republika e Maqedonisë së Veriut së shpejti do të marrë lajme të mira nga BE.

Nga LSDM thonë se Di Majo mirëpriti përparimin që ka bërë vendi, duke hapur kështu dyert për aleancën më të fuqishme ushtarake.

“Mirë se vini në NATO”, tha Majo, duke shprehur shpresë se projekti i BE-së për Maqedoninë e Veriut gjithashtu do të nisë në pranverë.