Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në profilin e tij në rrjetin social Facebook shkruan se Maqedonia më në fund është pjesë e NATO-së.

Ai shkruan se “populli im, ia arritëm” dhe falënderoi deputetët për mbështetje.

“Pas disa vitesh rrugëtim, bllokada, regjime, ngecje dhe izolim. Falënderoj të gjithë deputetët nga grupi i LSDM-së, të gjithë deputetët e partive të tjera që ishin të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre historike, për guximin e tyre për të marrë vendime që ndryshojnë të ardhmen. Vendi ynë është në BE dhe NATO!”.