“Më falni tani, unë këtu nuk jam në konsultime për të dhënë këshilla se kush do të ketë mundësi, kush nuk do të ketë mundësi. Dispozita e nenit 135 është e qartë, precize se në çfarë baze duhet të rregullohet kërkesa”.
Kështu kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi komentoi sot përgjigjen e tij ndaj nismës së kryetarit të së “Majtës”, Dimitar Apasievit për referendumin mbi marrëveshjen me Bullgarinë.
Xhaferi tha se e njëjta është refuzuar për shkak se nuk është përpiluar në pajtim me dispozitat e Rregullores.
“Fillimisht parashtruesi i iniciativës ka eksperiencë dy vjeçare parlamentare si deputet. Shpresoj se e njeh dispozitën e nenit 135 nga Rregullorja e Kuvendit që e adresoj, ndërsa sa i takon përmbajtjes së pyetjes ajo është vetëm rikujtim, nuk është obligim i imi të hyj aty. Rikujtim se mënyra se si është bërë pyetja në procedurën e mëtejme mund të ketë përafërsisht problem, në kuptim të asaj që nuk e them unë, por institucionet tjera në shtet thonë se pyetjet e tilla nuk janë aspak akt juridik, kështu që vetëm rikujtoj deklaratat e institucioneve tjera, e jo që unë përzihem në atë pjesë”, tha mes tjerash Xhaferi.
Comments are closed for this post.