Me ratifikimin e sotëm të Protokollit për NATO-n, në Parlamentin bullgar e treguam vendosmërinë të vazhdojmë t’i zgjedhim problemet në rajon dhe të kujdesemi për sigurinë kolektive, Jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në të gjithë Evropën, deklaroi kryetarja e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva, pas takimit në Sofje me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.
Ajo mes tjerash theksoi se Sofje dhe Shkupi mund të krenohen me marrëveshjen e nënshkruar për miqësi dhe fqinjësi të mirë, me të cilin, nënvizoi, tregoi se i kërkojnë pikat e prekjes dhe mirëkuptimit. E përshëndeti edhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës me Greqinë, që, sipas saj, është tregues i proceseve të pakthyeshme evropiane në rajon.
“Së bashku mund të kërkojmë zgjidhje dhe rrugë për prioritetet, të cilat Bullgaria tashmë i shënoi gjatë eurokryesimit të saj – lidhshmëri transportuese, për eurostrukturë të re, investime në energjetikë dhe turizëm”, tha mes tjerash Karajançeva.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Xhaferi dërgoi falënderim për ratifikimin e sotëm, potencon se pas shumë viteve pritje para dyerve të NATO-s, më në fund, Aleanca për ne u bë realitet.
“Jam i bindur se me Bullgarinë përveç nesh i fuqishëm është garancioni se ne si shtet, por edhe tërë rajoni i Ballkanit do të lëvizim në drejtimin e vërtetë i cili sjell paqe, stabilitet, përparim dhe mirëqenie. Është mirë të kesh miq të sinqertë, por ndjenja është ende më mirë kur janë fqinjët tanë”, deklaroi Xhaferi.
Parlamenti i Republikës së Bullgarisë sot e ratifikon Protokollin për anëtarësim të Republikës të Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikim votuan 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk kishte.
Comments are closed for this post.