Talat Xhaferi paralajmëron seancë për shkarkimin e Katica Janevës para skadimit të mandatit të saj i cili i skadon më 15 shtator.

Xhaferi ka thënë se pasi të sigurojmë pëlqimin e të gjitha partive politike ka ende kohë që të caktohet seanca.

“Në përpuethshmëri me Ligjin kjo është detyrë e imja dhe do ta rrespektoj”- ka theksuar Xhaferi duke sqaruar procedurën në tërësi.

Mbrëmë u tentou shkarkimi i Katica Janevës mirëpo shumica e LSDM-së dhe BDI-së e ka refuzuar propozimin e VMRO-DPMNE-së, shkarkimi i Janevës të vëhet në rend dite.

Sipas paralajmërimeve të opozitës sot do të dorëzohet edhe zyrtarisht kërkesa për të thirrur seancë me procedurë të shpejtë për shkarkimin e prokurores speciale e cila tashmë gjendet në paraburgim nën dyshimin se ka lidhje në rastin “Reket”./Alsat