Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se nuk do të jetë befasi nëse Kroacia i bën Serbisë atë që Bullgaria ia bën tani Maqedonisë. Kushdo mund të bllokojë këdo, dikush gjithmonë do të mendojë diçka, thotë Vuçiq për “Republika”.

Ai shpjegoi se Serbia e do popullin maqedonas, ata e respektojnë shtetin dhe nuk kërkojnë asgjë në këmbim.

Ne duhet të prezantojmë veten si një bllok i vetëm sa më shumë që të jetë e mundur, pavarësisht dallimeve tona dhe kështu të performojmë përpara BE-së. Unë gjithmonë them nëpër forume se Serbia e njeh gjuhën dhe territorin maqedonas si dhe kishën dhe ne nuk kemi asnjë problem të tillë. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim një politikë të tillë – ka shpjeguar Vuçiq në pyetjen e “Republikës”.