Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sërish ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin pas deklaratave të tij për Shqipërinë e Madhe.
Sipas Ramës, ka një të vërtetë të thjeshtë që nuk do të mund të ndryshohej, ajo që ushtria serbe pushtoi Kosovën dhe jo e kundërta.
Rama: Jam neveritur dje kur kam kuptuar që deklarata e këtij zotërisë nuk ishte meme. Se s’ka mundësia që deklarata e një anëtari qeverie në vitin 2020 të jetë një gojë kaq e shthurur dhe një mendje kaq e errët.
Pastaj, kuptova që nuk ishte meme. Ka edhe një të mirë që ekstremistët shqiptarë në Prishtinë më akuzojnë se po punoj për Jugosllavinë e Madhe, ndërsa ata në Serbi po punoj për Shqipërinë e Madhe. Presidenti i Serbisë duhet të japë sqarime për këtë çështje. Unë kam qenë shumë i qartë. Shengeni rajonal është vendosja e 4 kushteve të Bashkimit Evropian. Kushti i parë është liria e Brukselit ku njerëzit të lëvizin pa ndalesa në kufi. Ne duam ta heqim kufirin edhe me Serbinë, kjo nuk u pëlqen ekstremistëve shqiptarë. Ata synojnë të mbajnë peng të sotme me kthetrat e të shkuarës.
Porti i Durrësit, pa diskutim që do të jetë edhe porti i Kosovës, mund të jetë edhe i Serbisë. Në sensin kush do të përfitojë liri nga lëvizja e mallrave të fitojë.
Shpresoj të mos ketë qenë nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake meqë është ministër i Mbrojtjes.
Sa i përket UÇK-së, ata janë çlirimtar dhe jo vrasës. Vrasësit janë në Beograd. Ata nuk e ndryshojnë dot një fakt të thjeshtë; nuk sulmoi Kosova Serbinë. Nuk ishin tanket e Kosovës që hapën rrugën e një ushtrie për të bërë spastrim etnik. Ishin ushtarët e Sllobodan Millosheviçit. Një ushtri e rregullt e përdorur për përdhunime dhe spastrim etnik. Çlirimtarët janë në Kosovë, kriminelët e asaj lufte janë nën dhe disa dhe mbi dhe disa të tjerë në Beograd.
Comments are closed for this post.