Pas refuzimit të tetë prej nëntë ankesave të VMRO-së lidhur me shkeljen e Kodit Zgjedhor, partia opozitare nuk dorëzohet.

Në seancën e sotme Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit do të shqyrtojë edhe katër ankesa të tjera të VMRO-së ndaj shkeljeve që dyshon se i ka bërë Agjencia për Mbështetjen e Bujqësisë, komuna e Gazi Babës, komuna e Shtipit edhe e Novo Sellës.

Ankesat VMRO-ja i ka dorëzuar më 12 prill, pesë ditë më parë.