Sipas rezultateve të para në Komunën e Ohrit udhëheq kandidati i VMRO-DPMNE-së, Kiril Pecakov. Biles ka mundësi të fitojë që në raundin e parë pa shkuar në Balotazh. Deri më tani ai është mbi 51 për qind e votave të numëruara. VMRO-ja po ashtu udhëheq edhe në shumë komuna të tjera urbane.