VMRO-DPMNE-ja kërkon që kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev menjëherë të japë dorëheqje të parevokueshme.
“Mjaft me gënjeshtra, mjaft me manipulime, Zoran Zaev duhet menjëherë të jep dorëheqje. Evropa i ka thënë jo krimit, korrupsionit dhe zhvatjes, ndërsa qytetarët janë viktimë e Zoran Zaevit.
Kjo disfatë është e Zoran Zaevit dhe politikave të LSDM-së, jo edhe e popullit maqedonas dhe qytetarëve të Maqedonisë. Populli ynë jeton me vështirësi, mbi 500 mijë qytetarë jetojnë në varfëri, krimi mbretëron në Maqedoni.
Heqja dorë nga emri, identiteti, gjuha dhe historia nuk janë vlera evropiane, dhe se nevojiten reforma, të cilat VMRO-DPMNE-ja do t’i propozojë periudhën e ardhshme.
Zaev është në panik vetëm dhe i ik fundit të karrierës së tij politike tragjike, që i solli vetëm disfatë shtetit maqedonas dhe popullit maqedonas. Zaev frikësohet vetëm nga një gjë, frikësohet për shkak se duhet të përgjigjet për atë çfarë ka bërë. Frikësohet për arsye se do të përgjigjet për vjedhjen, korrupsionin, zhvatjen, tenderët dhe grantet në dëm të popullit maqedonas. Fundi është i afërt”, thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.
Comments are closed for this post.