Zaevi dhe LSDM-ja duan së shpejti të sjellin Ligj i cili do ta amnistojë krimin e tyre. Kjo vetëm e tregon frikën e LSDM-së dhe Zaevit nga qeverisja e të drejtës dhe shtetit të drejtë.

Dëshmi e fundit për atë është skandali në të cilin shihet si prokuroria e Ruskovskës e ka amnistuar kush e di se për cilën herë krimin e Zaevit në rastin me ryshfetin e votuesve nga viti 2014. Ky rast u hap dhe u mbyll me procedurë të shpejtë, pa mësuar opinioni me rezultat përfundimtar, lirimin e Zaevit nga aktakuza.

Zaev nuk është i amnistuar vetëm për ryshfet të votuesve në vitin 2014, por edhe për rastin Global, rastin Rashfeti, rasti Puç, ndërsa nuk ka asnjë reagim nga prokuroria për ryshfetin zgjedhor dhe të referendumit në vitin 2018.

Prokuroria e shndërroi në konsilier të grupit mafioz të pushtetit, Çdo skandal, aferë, krim dhe indikacione për korrupsion të pushtetit të Zaevit, prokuroria e mënjanon. Të përkujtojmë në Reket 1, Reket 2, Reket 3, Tenderi i përgjakshëm, Afera Kesh, Kanabis Milionat, Inovacionet kriminale, afera Leonardo, afera Sarhems, por edhe dhuna e Kurto Dudush, kërcënimet e kryetarit të Komunës së Demir Hisarit, trafikimi i Boro Marlboro.

Koha e Zaevit ka kaluar, ndërsa kalon edhe koha e drejtësisë selektive dhe mbrojtja e krimit të tij.

Zaevi dhe LSDM-ja janë fajtorë për humbjet, mashtrimet dhe krimet. Më 12 prill vijon përgjegjësi. Zaev asnjëherë më.

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së