Mbi 6.000 të sëmurë për tre javë. Strategjia e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive dhe pushteti rezulton me debakël.
Qeveria që e menaxhon kujdesin shëndetësor duhej të përgatitej për valën e vjeshtës të KOVID gjatë gjithë verës, por prej muajsh asgjë nuk është bërë. LSDM-ja nuk investoi në ambiente të reja spitalore, stafi mjekësor nuk mori shpërblim shtesë për punën dhe përkushtimin e tyre, raporti i menaxhmentit të spitalit me të punësuarit është i keq.
Qeveria e ka hedhur të gjithë kujdesin shëndetësor në kaos.
Dhe tani që nuk kemi asnjë ditë që numri i pacientëve të mos jetë disa qindra, pushteti nuk di çfarë të bëjë.
LSDM politizoi gjithçka. Qeveria gjithashtu e ka politizuar Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, vendimet janë politike, jo profesionale.
Komisioni i Sëmundjeve Infektive, që nga fillimi, po bën gjënë e gabuar, pa një plan dhe strategji, vetëm për të kënaqur orekset e qeverisë. Kjo bëri që Maqedonia të mos ketë një valë të dytë të vjeshtës, por një valë të vazhdueshme me shumë shifra, të cilat po bëhen çdo ditë e më të mëdha.
Duhet të ketë përgjegjësi për amatorizmin që solli vendin në kaosin e shkaktuar nga KOVID në fushën shëndetësore dhe ekonomike.
Qendra për komunikim e VMRO-DPMNE-së
Comments are closed for this post.