Zoran Zaev nuk punon asgjë. Gënjeshtrat e tij më nuk kalojnë. “Do të” e tij dhe premtimet e zbrazëta me të cilat i nënçmon njerëzit e thjeshtë, shkaktojnë revoltë.

Qytetarët në sy i tregojnë se më nuk nuk mundet.

Nuk i bënë punë televizionet proqeveritare dhe propagandat e paguara me zhvatjen e PSP-së. Gjysha Persa ia tha të vërtetën në sy, edhe pse tentoi ta pengojë dhe të shpif në stilin e tij.

Qytetarët më nuk kanë frikë. Ky pushtet ka shpenzuar tre vite nga banorët e tyre dhe nuk ka bërë asgjë për ta dhe për shtetin.

Derisa Zaev e shkapërderdh shtetin dhe ndan tenderë milionëshe, qytetarët ecin në baltë dhe nuk kanë ujësjellës dhe kanalizim.

LSDM-ja e detyron shtetin për mbi gjysmë miliardë euro, ndërsa qytetarët nga rajoni i Shkupit ende ecin në baltë.

Qytetarët janë dëshmi se nuk po shkëlqejmë. Realiteti i cili iu bë me dije Zoran Zaevit është përditshmëri për popullin, i cili nuk sheh përmes syzeve rozë të Zaevit.

Mjerimit duhet t’i vijë fundit. Pas 12 prillit vijon punë dhe rimëkëmbje e Maqedonisë.

Me respekt,

Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së