Çdo ditë jemi dëshmitarë se si anëtarët e grupit të Kumanovës dhe mbështetësit e tyre dërgojnë porosi me të cilat kërkojnë gjak dhe hakmarrje ndaj të gjithë kundërshtarëve politik të Zoran Zaevit.
Kërcënimet e grupit të Kumanovës të cilëve Zaevi u ka premtuar amnisti dhe hetim ndërkombëtar nuk ndalen, ndërsa pushteti hesht. Zoran Zaev dhe bashkëpunëtorët e tij të cilët janë përgjegjës për sigurinë e shtetit nuk ndërmarrin asgjë.
Kjo hap dyshime serioze se kërcënimet e shpeshtuara nuk janë të rastësishme dhe nuk janë pa mbështetje të strukturave të pushtetit. E dukshme është se pushteti nuk ka për qëllim të ndërmarrë asgjë kundër atyre të cilët kërcënohen.
A është kjo për shkak të mbështetjes të cilën ua ka premtuar Zoran Zaev në lidhje me ngjarjet në Lagjen e Trimave?
Nën kërcënim janë jetët e të gjithë kundërshtarëve politik të Zoran Zaevit të alobuar dhe kartelit të tij kriminel në pushtet. Përpjekja për linçimin e ish ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski është vetëm njëra nga aktet e shumta skandaloze të cilat e konfirmojnë atë.
Pushteti di vetëm në orët e hershme të mëngjesit të bastisë nëpër shtëpi dhe të arrestojë qytetarë të pafajshëm të cilët kanë shkruar statuse ku e kritikojnë Zoran Zaevin, ndërsa tani nuk ka as deklaratë për atë se kush i dërgon kërcënimet. Nuk ka as hetim për motivet as nuk ndërmerret asgjë që të ndërpriten qëllimet e Grupit të Kumanovës i cili kërcënohet me jetë të njerëzve.
Gjykata nuk guxon të mbetet peng i pushtetit dhe duhet t’i rishqyrtojë vendimet për arrestimin e Spiro Ristovskit dhe Vlladimir Atanasovskit, Hristijan Delevit dhe të gjithë kundërshtarët tjerë politik të cilët janë viktimë e ndjekjes së këtij pushteti.
Gjithashtu MPB detyrohet menjëherë t’i zbulojë dhe sanksionojë personat të cilët kërcënohen. Përgjegjësi për këto incidente duhet të ketë. Opinioni pret përgjegjësi por edhe dorëheqje.
Ndjekja e kundërshtarëve politik gjë e cila ndodh në Maqedoninë e Veriut është turp për një vend i cili veten e quan demokratik dhe pretendon të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.
Për opinionin është e qartë se Zaev dhe karteli i tij kriminel janë në panikë dhe për atë janë të gatshëm me çfarëdo lloj metoda ta ndalojnë çmontimine tyre nga pushteti që qytetarët do ta bëjnë në zgjedhje.
Dhuna nga ana e pushtetit duhet të përfundojë. LSDM duhet të shkojë që Maqedonisë t’i kthehen demokracia dhe shteti juridik.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së
Comments are closed for this post.