Dubai është “goditur” nga një stuhi rëre disa ditë më parë.

Autoritetet kombëtare kanë paralajmëruar njerëzit që të mbajnë maska jashtë ose të qëndrojnë në shtëpi nëse munden.

Policia gjithashtu i ka bërë thirrje që të kenë kujdes në trafik, ndërsa disa avionë devijuan fluturimet e tyre.

Një video e cila tregon fuqinë e natyrës është publikuar në rrjetet sociale.

Në video duket stuhia e rërës e cila ngrihet krejt papritur në qiell dhe më pas qyteti “zhduket” plotësisht në pluhur./Abcnews.al/