Protesta e organizuar në Tetovë për dorëheqjen e qeverisë pas zjarrit tragjik në spotalin modular nuk ka përfunduar mirë.

Janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe policisë, ndërkohë që janë raportuar edhe arrestime.

Rasti më poshtë është arrestimi i një prej organizatorëve të protestës, i cili është përballur me policinë teksa jepte intervistë.

Postimi i plotë i Kushtrim G Bekollit:

As mire s’u perfundua intervista, plasi arrestimi.

Ky djaloshi është Blerim Ahmeti i cili sot në Tetovë organizoi protestën në të cilën kërkohej drejtesi per 14 viktimat që u bënë shkrumb e hi në spitalin modular Kovid të Tetoves.

Nuk dihej a ishte nje Pablo Escobar apo thjesht një person që ka të drejt për të protestuar.

Ndërsa posht ulur aty, është Ibin Emshiu i cili në natën tragjike të 8 shtatorit humbi babain dhe vëllaun.