Sot rreth orës 01:47, Ndihma e Shpejtë ka raportuar se në rrugën e vjetër nga fshati Stajkovc drejt Smilkovës, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. 20-vjeçari A.J. (20) nga fshati Smilkovcë i Shkupit me veturën e tij Opel Zafira ka goditur një shtyllë betoni. Nga lëndimet e rënda 20-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes ndërsa pasagjerët në makinë, respektivisht një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar po marrin trajtim mjekësorë. Policia ka kryer inspektim në vendin e ngjarjes.