Sot (10.01.2023) rreth orës 01:30, në SPB Tetovë është raportuar se rreth orës 18:50 më datë 09.01.2023 në kryqëzimin e rrugëve “29 Nëntori” dhe “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, një automjet “Volkswagen Golf” ka goditur 18-vjeçaren E.N. nga Sllatina e Tetovës dhe është larguar nga vendi.

Në aksident E.N. ka pësuar lëndime të rënda trupore të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës