ISO standardi 22000 për menaxhim me sigurinë e ushqimin është i rëndësishëm për kompanitë, veçanërisht ato me orientim eksportues që duan të jenë konkurrues në treg, por edhe të ketë besim te konsumatorët, thanë sot nga kompanitë të cilat tashmë e kanë implementuar këtë standard.

Në konferencë për media në Odën Ekonomike të Maqedonisë është potencuar se procesi i marrjes së tij zgjatë gjashtë muaj dhe se implementimi i tij nuk është shumë i shtrenjtë duke pasur parasysh volitshmëritë që i sjellë.

“Ky standard është i njohur ndërkombëtarisht, i cili zhvillohet në bazë të kërkesës globale, trajton sigurinë gjithëpërfshirëse të ushqimit dhe është i përshtatshëm për të gjitha firmat e zinxhirit ushqimor, jo vetëm për ata të marrin pjesë në prodhimin e produkteve ushqimore, por edhe për furnizuesit e pajisjeve dhe ofruesit e shërbimeve të logjistikës”, tha Emilija Todorovska, këshilltare e pavarur në Odën Ekonomike të Maqedonisë.

Këtë standard e kanë zbatuar vetëm 15 deri 20 kompani të cilat prodhojnë ushqim në vend.

Standardi ka përparësi lidhur me shumë standarde tjera sepse e mbulon tërë organizimin dhe kontribuon të sigurohet ushqimi në tërë zinxhirin e ushqimit nga ferma deri në tryezë.