Mjegulla e cila sot në mëngjes është paraqitur nëpër luginat dhe qafat malore e vështirëson komunikacionin nëpër vend.
Dukshmëri të zvogëluar ka në disa akse rrugore, ndërsa në aeroportin e Shkupit janë realizuar vetëm disa fluturime, por asnjë aterrim.
Sipas informacioneve nga LAMM, dukshmëri e zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në Kërçovë, në qafën malore Gjavato dhe përgjatë Luginës së Vardarit.
NP “Rrugët e Maqedonisë” e cila është e obliguar për mirëmbajtjen e rrugëve nëpër shtet, apelon në vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.
Në aeroportin e Shkupit, sipas informacioneve nga ueb faqja e tyre, sot në mëngjes nuk është realizuar asnjë aterrim, ndërsa me vonesë kanë fluturuar vetëm katër aeroplanë.
Comments are closed for this post.