Drejtori i shkollës së mesme bujqësore në Kavadarc ka fituar projekt në vlerë prej 83 mijë euro për trajnim të gomerëve dhe kuajve, para nga projektet evropiane “Erasmus+” që shpërndahen nga Agjencia Nacionale për programe evropiane për arsim dhe mobilitet.
Bëhet fjalë për Goran Velkovskin që është vëllai i deputetit të LSDM, Dime Velkovski, përcjell INA, duke u thirrur në mediat maqedonase.
Por drejtori i kësaj shkolle është edhe anëtar i kësaj partie dhe është parë në foto me kreun e LSDM, Zoran Zaev, që e ka publikuar në facebook, përcjell portali Express.
Ditëve të fundit doli në shesh edhe skandali me floktoren në Shkup, që për tre vite fitoi 270 mijë euro.
Comments are closed for this post.