Ish-kryeparlamentari, Trajko Veljaovski thotë se Parlamenti ka marrë raportin më negativ dhe më të keq në pjesën e pushtetit legjislativ.

Sipas tij, e gjithë kjo është rezultat i keqpërdorimit të flamurit evropian që ka nisur si praktikë me Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

“Mosvendosja e ligjeve në rend të ditës të propozuara nga opozita, thyerja e afateve të interpelancave, zvarritja e shqyrtimit të raporteve nga organet e pavarura rregullore, mosfunksionimi i E-parlamentit janë disa nga pikat ku ka dështuar pushteti”, u shpreh Veljaonvski.