Konsumimi i një grami të shafranit për mëngjes e përmirëson kujtesën, është ky rezultat i hulumtimeve të kryera në Tajlandë.
Në studim janë përfshirë meshkujt dhe femrat më të vjetra se 60 vjet, të cilëve u është diagnostikuar diabeti dhe është raportuar se një gram i shafranit e përmirëson kujtesën dhe e zvogëlon rrezikun e diabetit në fazat e hershme.
Kujtesa e pjesëmarrësve u testua para dhe pas konsumimit të shafranit, dhe rezultati ishte se pjesëmarrësit të cilët kishin përdorur shafran gjatë mëngjesit kishin kujtesë më të mirë në krahasim me ata që nuk e kishin përdorur këtë erëz.
Studimet e mëparshme kanë treguar se diabetikët në fazat e mesme të sëmundjes janë më të prirë ndaj humbjes së vëllimit të trurit, gjë që çon në humbjen e kujtesës dhe aftësisë për të menduar.
Shafrani rrjedh nga një familje e xhenxhefilëve nga rrënjët e së cilës fitohet shija aromatike e ëmbël dhe djegës, pak e hidhur dhe rrëshinore. Kjo erëz u jep gjellëve një ngjyrë të artë, ndërsa ka shumë emra si shafrani i Indisë dhe rrënja e verdhë.
Shafrani është një nga përbërësit e domosdoshëm të curryt indian.
Comments are closed for this post.