Nga Klinika Universitare për sëmundje infektive për shkak të sëmundjes së gripit ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeçar, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në Klinikën Universitare për sëmundje infektive për shkak të komplikimeve nga gripi ka ndërruar jetë një fëmijë 14-vjeçar”, njoftojnë nga Klinika për sëmundje infektive.
Fëmija më herët ka qenë i sëmurë nga paraliza cerebrale.
Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik, deri në fund të muajit të kaluar janë paraqitur 3.209 raste me simptomat e gripit.
Ky është rasti i pestë i vdekjeve nga gripi.
Comments are closed for this post.