Në fillim të muajit prill, një shqiptar 24-vjeçar nga rajoni i Tetovës vdiq në përpjekje për të ndihmuar në riparimin e një veture në autostradën zvicerane.
Së bashku me një shqiptar tjetër, ai ishte ndalur për të ndihmuar një person tjetër në autostradën A1.
Informacionet e fundit thonë se edhe shqiptari tjetër që u ndalua për të ofruar ndihmë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur në A1 në Oberbüren SG, më 3 prill 2019, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com.
Tani njoftohet se edhe viktima e dytë, një shqiptar 50-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ka jetuar në Gjermani, ka ndërruar jetë në spital.
Një informatë të tillë e ka publikuar policia e St. Gallenit. Tani do të hetohet se deri në ç’masë kjo vdekje ndërlidhet me aksidentin.
Sipas të njohurve, shoferi i aksidentit ishte i hutuar në çastin e aksidentit, pasi ka qenë duke përdorur telefonin dhe për këtë arsye nuk i kishte parë viktimat./shtegu.com/
Comments are closed for this post.