Ka ndërruar jetë gjatë natës  edhe një person duke e çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave të autobusit që u rrokullis mbrëmë në rrugën Shkup – Tetovë  në afërsi të fshatit Llaskarcë, mëson TS. Të lënduarit tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin 8 Shtatori dhe disa me lëndime të lehta janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ndryshe sot në komunën e Gostivarit do të mbahet mbëedhje komemorative ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.