Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve lokale që do të mbahet më 31 tetor (e diel), nga Ministria e Punëve të Brendshme, njoftojnë se shërbimet administrative do të punojnë edhe gjatë uikendit (të shtunën dhe të dielën 30 dhe 31 tetor) në komunat ku do të zhvillohet rrethi i dytë i zgjedhjeve, në mënyrë që të plotësohen nevojat e qytetarëve që të mund të marrin letërnjoftimet.
Reparti për punë civile, gjegjësisht sektori për punë administrative i kësaj njësie administrative pranë MPB-së në Kumanovë, Veles, Ohër dhe Tetovë me të gjitha njësitë rajonale në përbërje të tyre, më 30.10.2021 do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve me orar pune të rregullt prej orës 08:00-16:00, njoftojnë nga MPB.
Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative Shtip do të punojnë njësitë rajonale në Koçan, Berovë, Dellçevë, Probishtip dhe Shën Nikollë.
Nga njësitë rajonale të Repartit për punë administrative, Manastir do të punojnë njësitë rajonale në Manastir, Resnjë, Demir Hisar dhe Makedonski Brod.
Nga Njësitë rajonale të Repartit për Punë Administrative në Strumicë do të punojnë njësitë rajonale në vijim, në Strumicë, Gjevgjeli dhe Radovish.
Njëkohësisht edhe Reparti për Punë Administrative Shkup vetëm në objektin e RTVM-së më 30.10.2021, (e shtunë) do të punojë në pranimin dhe dhënien e letërnjoftimeve me orar pune prej 07:00 deri në 16:00.
Të dielën sërish, më 31.10.021 të gjitha njësitë kompetente të përmendura do të punojnë në dhënien e letërnjoftimeve të përgatitura për qytetarët me orar pune prej 07:00 deri në 19:00, duke i përfshirë edhe pikat e shpërndara në RPA Shkup – Gjorçe Petrov, Beko, Butel dhe Draçevë.
Comments are closed for this post.