Ministri i Shëndetësisë thotë se ora policore do të zgjatet edhe për javët në vijim.

“Në bazë të të dhënave të rasteve të reja dhe numrit të të hospitalizuarve dhe në bazë të shtretërve të lirë, qëndrimi ynë është se nesër do të vazhdohet të gjitha masat. Kjo do të thotë se mbetet në fuqi ora policore nga 22:00 deri në ora 05:00”, tha Filipçe në deklaratë për “Sitel”.

Nesër Komisioni për Sëmundje Infektive këtë propozim do ta dorëzojë në Qeveri për miratim.

Ndryshe, nga 10 marsi në Maqedoni ka orë policore për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve.