Qeveria në suaza të paketës së tretë të masave ekonomike për mbështetje të drejtpërdrejtë të qytetarëve dhe ekonomisë në periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme parashikoi ndarjen e tri llojeve të mbështetjes financiare gjegjësisht vauçerë për nxënësit e shkollave të mesme, studentëve dhe për të rinj deri në 29 vjet që të sigurohet fuqia e tyre e punës si kontribut ndaj standardit të studentëve dhe të nxënësve dhe me fokus të zhvillimit të aftësive digjitale dhe TI.

Sipas vlerësimeve, informoi në konferencën e sotme për shtyp ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ndihma është në vlerë prej 12 milionë euro, ndërsa do ta marrin rreth 100 mijë shfrytëzues edhe atë në qershor më së voni në korrik.

Lloji i parë i vauçerit me vlerë të njëfishtë maksimale deri në 6.000 denarë dhe do t’u ndahet studentëve dhe nxënësve të shkollave të mesme të familjeve me të ardhura të ulëta, ndërsa mjetet do të pëdoren jashtëzakonisht për mbulim të participimit për studim në universitete dhe për akomodim në konvikte, dhe në objekte të regjistruara private të akomodimit.

Lloji i dytë i mbështetjes është kartela pagesore vendore me vlerë të disponueshme prej tre mijë denarë e cila do të destinohet për studentët dhe do të përdoret jashtëzakonisht për blerjen e prodhimeve dhe shërbimeve vendore në veprimtari të caktuara të shërbimit të cilat janë më të goditura nga kriza.

Edhe lloji i tretë i vauçerit deri në vlerë maksimale 30.000 denarë është destinuar për të rinj deri në 29 vjet për bashkëfinancim në trajnime dhe kurse për aftësi digjitale dhe TI.

“MASH-i si institucion i angazhuar për koordinim dhe implementim të masës së bashku me kabinetin e Qeverisë, Agjencinë për Rini dhe Sport, menjëherë qasen në drejtim të përpunimit dhe definimit të planit operativ konkret me qëllim të zbatimit me sukses së kësaj që është miratuar si konkluzion, të rinjtë ta marrin këtë mbështetje monetare në qershor gjegjësisht më së voni deri në fund të muajit korrik”, tha ministri Ademi.

Paralajmëroi se ditëve në vijim opinioni me kohë do të njoftohet si dhe në çfarë mënyre do të bëhet aplikimi për marrjen e këtyre vauçerëve.