Varianti i sapo shfaqur COVID-19 BA 2.86, i quajtur “Pirola”, është pak më infektues, por “nuk duket të jetë më i rëndë”, sipas Drejtorit Ekzekutiv të Shoqatës Amerikane të Shëndetit Publik.

“Deri më tani, llojet e ndryshme që ne po shohim, ndërsa disa prej tyre janë më infektive se të tjerët, nuk janë më vdekjeprurëse në përgjithësi, pavarësisht nga numri i mutacioneve që duket se kanë”, tha Georges Benjamin për Anadolun.

“Sidoqoftë, kërcënimi më i madh është se të gjithë ata krijojnë pak më shumë ikje nga vaksina, që do të thotë se vaksina është më pak efektive sa herë që keni një nga këto ndryshime të mëdha (variante të reja),” tha ai.

Benjamin tha se ata presin një “kulm në sëmundjet e frymëmarrjes, përfshirë COVID” për njerëzit që jetojnë në hemisferën jugore në dimrin e tyre të ardhshëm.

Sipas Qendrave të ShBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), “testet ekzistuese të përdorura për të zbuluar dhe medikamentet e përdorura për trajtimin e COVID-19 duket se janë efektive me këtë variant”.

“BA.2.86 mund të jetë më i aftë për të shkaktuar infeksion te njerëzit që kanë pasur më parë COVID-19 ose që kanë marrë vaksina kundër COVID-19,” tha ai.

Për shkak të numrit të ulët të rasteve deri më tani, një simptomë specifike e vetë Pirolës ende nuk është zbuluar.