Pfizer-BioNTech shprehet se ka paraqitur të dhëna të reja në Administratën amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), për të treguar se vaksina e saj kundër COVID-19 mund të ruhet në temperatura më të ngrohta.
Pfizer deklaroi se këto të dhëna të reja tregojnë se vaksina e saj mund të jetë e qëndrueshme nëse ruhet midis temperaturës minus 25 gradë celsius dhe minus 15 gradë Cclsius për dy javë, që është temperatura e frigoriferëve më të zakonshëm.
Aktualisht, etiketa për vaksinën Pfizer-BioNTech thotë se ajo duhet të ruhet në temperaturën midis minus 80 gradë celsius deri në minus 60 gradë celsius, që zgjat deri në gjashtë muaj, ose mund të ruhet në temperatura normale të ftohjes (2 gradë celsius deri në 8) për deri në pesë ditë, para se të përzihet me një tretës të kripur.
“Ne e vlerësojmë bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm me FDA-n dhe CDC-n, derisa po punojmë për t’u siguruar që vaksina të transportohet dhe të ruhet në kushte gjithnjë e më fleksibile. Nëse miratohet, atëherë ky opsion i ri i ruajtjes do t’u ofronte farmacive dhe qendrave të vaksinimit fleksibilitet më të madh në mënyrën se si ata menaxhojnë furnizimin e tyre të vaksinave”, tha shefi i Pfizer, Albert Bourla.
Comments are closed for this post.