Vaksinat janë të sigurta dhe imunizimi i plotë i popullsisë ndodh kur janë vaksinuar 95% e fëmijëve, thotë Besim Zeqiri, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik – Shkup, i cili fliste për emisionin “Programi 200” në Alsat.

Ai gjithashtu thotë se është shqetësuese që sëmundja “Kolla e madhe” rikthehet pas dekadash për shkak të mos vaksinimit. Sipas Drejtorit të Qendrës të Shëndetit Publik – Shkup prindërit që duan më të mirën për fëmijët nuk duhet ti lënë pa vaksinuar sepse sëmundja tek foshnjat mund sjellë vdekjen ose të lejë pasoja të përhershme. Si një nga arsyet e mos vaksinimit janë lajmet e rrejshme në internet për sigurinë e vaksinave.

Filip Stojanovski, Ekspert dhe studiues rrjeteve sociale thotë se persona me ndikim, të papërgjegjshëm por edhe qendra të pushtetin përhapin qëllimisht dezinformuat për të shkaktuar kolaps të sistemit në vende përkatëse. Këto deklarata u bënë gjatë emisionit “Programi 200”, që transmetohet sot në ora 18:00.