Sigurohet skriningu falas për 2000 pacientë. Ministri i Shëndetësisë, Ilir Demiri dhe drejtori i përgjithshëm i qendër së dializës Diaverum, Dimitar Klisarovski informuan se për 2000 pacientë të rrezikuar nga sëmundje kronike të veshkave, si pjesë e motos vjetore të Ditës Botërore të Veshkave, është siguruar skriningu falas. Demiri thotë se nisjen e këtij projekti e kanë marrë së bashku me ofruesit e dializës Diaverum dhe Nephroplus, ku ky projekt i skriningut fillon këtë muaj, dhe do të zgjasë gjithsej katër muaj.

“Si pjesë e konkluzioneve të Akademisë së Parë Renal të mbajtur nëntorin e kaluar me iniciativën e Ministrisë sonë dhe Ambasadës Suedeze, me synim ndërgjegjësimin për sëmundjet e veshkave dhe parandalimin e hershëm të saj, së bashku me ofruesit e dializës Diaverum dhe Nephroplus, njoftojmë nisjen e projektit ‘Skrining i popullatës në rrezik nga sëmundjet kronike të veshkave’. Skriningu nis këtë muaj, do të zgjasë katër muaj dhe do të mbulojë gjithsej 2000 pacientë të rrezikuar në të gjithë vendin”.

Edhe Dimitar Klisarovski, theksoi se realizimi financiar i projekt është tërësisht përgjegjësi e objekteve shëndetësore Diaverum dhe Nephroplus, që do të thotë se ekzaminimet për pacientët do të jenë falas.

Dimitar Klisarovski, Drejtor i përgjithshëm i “Diaverum”

“Ideja për të filluar një projekt të tillë depistimi ka ekzistuar edhe më parë, duke parë gjendjen e pacientëve që nisin dializën, në të cilën në shumë raste pacientët nuk ishin as të vetëdijshëm se kishin sëmundje kronike të veshkave deri në momentin e fillimit të dializës, që është faza e fundit e sëmundjes kronike të veshkave”.

Ata theksojnë se qytetarët që janë në rrezik të zhvillimit të sëmundjeve kronike të veshkave, do të kontaktohen nga institucionet shëndetësore dhe do të thirren për ekzaminim falas. Lë të ditur se Skriningu do të përfshijë edhe qytetet. Demiri dhe Klisarovski bëjnë apel tek qytetarët që ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të ndikojnë në përmirësimin e shëndetit të veshkave.