Një blerëse në dyqanin ‘Pretty Little Thing’ u shokua kur fustani i ngushtë që porosity online për një festë ditëlindje me temë Barbie mbërriti në derën e saj.

Loren Tompson porositi një fustan 25 paundë në njgyrë rozë, për ditëlindjen e shoqes së saj këtë të shtunë.

Kur dërgesa erdhi ajo kuptoi që fustani nuk kishte asgjë të ngjashme me modelin e reklamuar në faqen online.

Fustani që supozohet të ishte i ngjitur pas trupit, ishte aq i madh për 18 vjeçaren, sa ajo nuk arriti as t’i mbyllte zinxhirin.

Por fatmirësisht ajo e pa këtë histori me një sy të mirë dhe shpërndau foto në rrjete sociale, ku bënte shaka me porosinë e saj.

Postimi i saj mori qindra like dhe shumë njerëz komentuan duke e krahasuar fustanin me qese plehrash.

Vajza e zhgënjyer tha: “Mora një masë më të madhe pasi dukej shumë i ngushtë. Unë jam masa 10 dhe mora 12. Mendova që do dukesha shumë mirë, pasi po shkoja në një party me temë Barbie, por kur fustani erdhi, u trondita.”

Fatmirësisht ajo e kishte porositur disa ditë më para ditëlindjes dhe kishte ende kohë për të gjetur një fustan zëvendësues.ImageImage