Ushtarët e ARM-së dhe shërbimeve civile të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut do të mund të shfrytëzojnë poligonet ushtarake në Bullgari.
Siç shkruajnë mediumet bullgare, marrëveshjen për bashkëpunim e kanë nënshkruar zëvendësministri i Mbrojtjes Anatolij Veliçkov dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Dragan Nikoliq.
Në takim Veliçkov dhe Nikoliq kanë biseduar për çështjet në lidhje më bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe shqyrtimin e strategjisë së mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut. Bashkëbiseduesit e kanë shikuar mundësin për formimin e komisionit bilateral për hulumtim të përmendoreve ushtarake dhe varrezave në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Comments are closed for this post.