Në regjistrin e vetëm elektronik kombëtar është publikuar se Ministria e Mbrojtjes përgatit ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtje me të cilën saktësohen rregullat e angazhimit të ushtarëve të Maqedonisë në misionet e Aleancës.
Sipas të njëjtëve, pjesëmarrja e pjesëtarëve të URM-së do të jetë bazë obliguese, gjegjësisht jo në mënyrë vullnetare, ndërsa njëjtë do të trajtohet dhe prania e NATO-së në vend.
“Me këtë propozim do të mundësohet shpërndarja e pjesëtarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në operacionet dhe misionet e NATO-s me bazë të obligueshme dhe vendosje të qetë dhe transite nëpër Republikën e Maqedonisë së Veriut, të forcave dhe kapaciteteve të NATO-s”, thuhet në deklaratë.
Si qëllim kryesor i propozimit thuhet që të vazhdohet me reformat në mbrojtje të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Afati për përgatitjen e ligjit është deri më 19 prill.
Comments are closed for this post.