Udhëheqësit perëndimorë kanë diskutuar “taktikat brutale” të Rusisë në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë.

Udhëheqësit e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Britanisë dhe Italisë kanë folur me njëri-tjetrin me telefon dhe ranë dakord për rëndësinë e të qëndruarit të bashkuar për Ukrainën.

Ata gjithashtu u zotuan të vazhdojnë të koordinojnë përpjekjet për të ndihmuar refugjatët ukrainas.

Dhe tani Shtëpia e Bardhë ka thënë se liderët diskutuan gjithashtu “shqetësimet e tyre serioze në lidhje me taktikat brutale të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë sulmet e saj ndaj civilëve”.

“Udhëheqësit shqyrtuan gjithashtu përpjekjet e fundit diplomatike në mbështetje të përpjekjeve të Ukrainës për të arritur një armëpushim”, shtoi ai.

Thirrja vjen përpara një udhëtimi në Evropë të presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili do të takohet me aleatët e NATO-s dhe udhëheqësit e G7 këtë javë.