Behgjet Pacolli, kryetari i AKR’së është njëri ndër politikanët e rrallë të Kosovës, që vazhdimisht publikon fotografi personale, duke treguar arritjes dhe dështimet e jetës së tij.
Pacolli, ka ndarë me ndjekësit e tij një nga ngjarjet më të tme*rrshme që i kanë ndodhur në jetë, një aksident me veturë, për të cilin thotë se shpëtoi mrekullisht.
Ai, përmes këtij shkrimi ka përçuar mesazhin se jeta pavarësish të gjitha është e mirë.

Ky është shkrimi i plotë i Pacollit:
Në vitin 1980 edhe unë isha i përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik. Ne u përplasëm me një kamion dhe unë luftova për një kohë të gjatë për jetën. Mrekullisht mbijetova dhe kuptova që jeta mund të ndryshojë në çdo moment. Fati jonë përcaktohet nga Zoti. Shpresoj që askush të mos përjetojë kurrë diçka të tillë.